Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E trishtë! Detaje nga dasma e një 15-vjeçareje!

E trishtë! Detaje nga dasma e një 15-vjeçareje!
March 17
16:52 2016

Një ndodhi jo e zakonshme ajo e fotografes Allison Joyce, e cila teksa shëtiste për punë verën e kaluar në rrugët e Bangladeshit, vuri re një parapërgatitje dasme që nuk e kishte hasur më parë! Kurioziteti nuk e la të ikte pa pyetur, dhe kështu zbuloi se organizimi po bëhej për martesën e një vajze 15-vjerçare, ku do të ishin të ftuar me qindra njerëz!
Një ditë më pas, vazja e quajtur Nasoin Akhter do të martohej me një burrë me moshë edhe një herë sa ‘nusja’!
Për këtë, Allison rrëmbeu aparatin fotografik dhe u bë pjesë e ceremonisë, për të parë më nga afër atë që do të ndodhte!

“Të fotografoje atë dasmë ishte absolutisht e trishtë! Vajza dukej e qetë gjatë gjithë dasmës, edhe në momentet që ishte e rrethuar nga miqtë e saj!” – shprehet Allison. – “Në linja të përgjithshme, dasma dukej si ato që bëhen në SHBA, njerëz të gëzuar, çifte të lumtura, fëmijë që kërcenin gjithandej… të gjithë që festonin këtë martesë të një 15-vjeçareje me një burrë 32-vjeçar! Ajo që vlen të përmendet është se në këtë zonë, një pjesë e mirë e femrave martohen në këtë moshë!” – vazhdon ajo.

Sipas të dhënave të UNICEF, rreth 65% e femrave në Bangladesh martohen para se të mbushin 18 vjeç; 29% e tyre para të 15-ave! Një gjë e tillë është shumë e dëmshe si nga ana shëndetësore, ashtu edhe për edukimin e tyre!
Pikërisht kjo gjë e shtyu fotografen Allison që të krijonte këtë set fotografish, për të pasqyruar këtë realitet të dhimbshëm, e për të ndërgjegjësuar shoqërië. Për më tepër, shihni galerinë më poshtë:

Shperndaje