Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E tallën për pamjen. Ja përgjigjja e saj

E tallën për pamjen. Ja përgjigjja e saj
December 14
14:09 2016

Një grua, fotoja e së cilës u shpërnda mijëra herë në Facebook, nga morën shkas shumë njerëz që e tallën dhe e vunë në lojë, ka reaguar për ndikimin që pati kjo në jetën e saj.

27-vjeçarja Lizzie Velasquez ka lindur me sindromën “Marfan”, e cila nuk e lejon të shëndoshet dhe gjithashtu ka një pamje të pazakontë për shumicën e njerëzve.

Pas shpërndarjes së fotos në Facebook, Lizzie shkroi: “Kam parë shumë postime në foton time në Facebook së fundmi dhe po shkruaj tani jo si viktimë, por si dikush që ka zë të flasë. Nuk ka rëndësi se çfarë pamje kemi apo çfarë mase kemi. Në fund të ditës jemi të gjithë humanë, njerëz. Ju kujtoj që herën tjetër kur të shpërndani foto nga dikush që nuk e njihni dhe mund t’ju duket për të qeshur, mendoni se ai personi mund të ndiejë të kundërtën e asaj që ju e quani shaka dhe ironi. Shpërndani dashuri dhe jo fjalë që shkaktojnë dhimbje”,- shkruan Lizzie në statusin e saj. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje