Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E bija i kërkon të kthehet në shtëpi, babai e refuzon

E bija i kërkon të kthehet në shtëpi, babai e refuzon
February 19
18:57 2017

Në vazhdën e historive sociale të trajtuara te “Shihemi në gjyq”, këtë herë kanë qenë babë e bijë në qendër të historisë.

Një grua e re, nënë e një djali 13-vjeçar i ka kërkuar babait të saj 72-vjeçar ndihmë për të rritur fëmijën e saj, pasi prej 13-vitesh është e braktisur nga bashkëshorti dhe nuk ka një shtëpi ku të jetojë.

Ajo në rrëfimin e saj ka treguar se historia tragjike i ka fillesat në 6 mars 2005, ku ajo lidhi kurorën më bashkëshortin e saj i cili vetëm pas 13 muajsh pas lindjes së djalit e braktisi duke u nisur për në Greqi. 
Më tej ajo rrëfen se kur u kthye në shtëpinë e burrit nuk e gjeti atë aty dhe ishin komshijtë ato që i treguan se bashkëshorti I saj ishte nisur për në vendin fqinj.

Pas kësaj ajo thotë se kanë burri e ka marrë disa herë në telefon për 2 vite duke i premtuar se do kthehet por pastaj nuk është bërë më i gjallë. 

Por kërkesën e saj për t’u kthyer në shtëpinë e babait, e ka refuzuar vetë i ati, pasi ai thotë se është shumë i moshuar për të mbajtur vajzën e tij me nipin.

Me lot në sy Valdetja i ka kërkuar të atit llogari se pse e martuan me shkuesi, dhe ai i thotë se kjo nuk ishte përgjegjësia e tij, pasi ashtu e ka dashur zakoni në atë kohë.

Valdetja rrëfen se jeton në kushte mizerabël pasi shtëpia i është shembur disa herë ndërsa tokë nuk ka pasi sipas saj ia ka shitur bashkëshorti. /Blitz.al/

 

Shperndaje