Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Do t’ju merret fëmija nëse e rrihni

Do t’ju merret fëmija nëse e rrihni
November 14
12:17 2016

Në raste dhune dhe neglizhimi nga ana e prindërve do t’ju hiqet e drejta prindërore.

Këto fjalë i ka thënë ministri Blendi Klosi, i cili gjithashtu u bëri thirrje edukatoreve dhe mësuesve që të raportojnë rastet e dhunës nëse shohin të tilla.

“Pezullime nga detyra do të ketë për ata që nuk raportojnë dhunën. Do t’ju hiqet gjithashtu e drejta për të punuar me fëmijë në rast se nuk i raportoni ato”,- tha Klosi.

Por këto deklarata të ministrit mbeten në nivelin e ideve, sepse shteti shqiptar nuk ka kapacitetet e duhura për të përballuar mbajtjen e fëmijëve të keqtrajtuar nga prindërit e tyre. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje