Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Detaje të reja nga skandali në Shkodër, drejtori i jetimores: Të presim përfundimin e hetimit

Detaje të reja nga skandali në Shkodër, drejtori i jetimores: Të presim përfundimin e hetimit
May 19
12:04 2016

Ndërkohë që Prokuroria e Shkodrës vijon hetimin për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë, detaje të tjera janë bërë të ditur.

Bazuar në dëshmitë e fëmijëve, njëra prej vajzave është abuzuar seksualisht edhe nga djali 15-vjeçar i ish-drejtoreshës së Jetimores, Albana Llazani. Mësohet se abuzimi ka ndodhur gjatë një ekskursioni të zhvilluar në Razëm.

Në prani të psikologes, vajzat e dhunuara kanë dëshmuar se fëmij më të mëdhenj i detyronin të shikonin filma erotikë, ndërkohë që kujdestaret largoheshin  për orë të tëra.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, drejtori i Qendrës së Fëmijëve, Gëzim Mahmutaj, është shprehur se kjo është një ngjarje e rëndë, por duhet të presim përfundimin e hetimit.

“Ky është një moment i vështirë dhe i rëndë për të gjithë fëmijet dhe stafin e institucionit tonë. Duhet të presim përfundimin e hetimit i cili do zbardhë të vërtetën.”, ka thënë ai.

Etiketimet
Shperndaje