Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Corriere della Sera”, artikull për Shqipërinë më 28 Nëntor: “Është ora e Tiranës, mes artit dhe jetës së natës”

“Corriere della Sera”, artikull për Shqipërinë më 28 Nëntor: “Është ora e Tiranës, mes artit dhe jetës së natës”
November 29
18:00 2016

“Një guidë e shkurtër për qytetin e Tiranës. Nga muzetë e rinj, te lokalet ku mund të qëndrosh deri vonë, nga hotelet mikpritëse te restorantet, ja çfarë nuk duhet të humbisni nga kryeqyteti shqiptar, që pikërisht sot feston 104-vjetorin e Pavarësisë nga Perandoria Osmane, që e mbajti vendin të pushtuar për 500 vjet me radhë”.
Me këto fjalë hapet artikulli që ka shkruar ditën e djeshme për Shqipërinë një prej gazetave më të mëdha italiane, “Corriere della Sera”, nga gazetarja Francesca Masotti.
Dalëngadalë ka nisur të bëhet pjesë e destinacioneve të preferuara turistike të momentit, qyteti shumëngjyrësh i Shqipërisë është një destinacion që nuk duhet ta humbisni, për ata që kanë dëshirë të zbulojnë vende të reja të panjohura e për më tepër me afërsi gjeografike me Italinë.
Tirana është një ndër qytetet më jetësore në Europë, i ri dhe me plot objekte për të zbuluar, bunkerë të transformuar në muze, galeri arti bashkëkohore, lokale moderne, restorante me kuzhinë tepër të shijshme dhe të gjitha me çmime të kënaqshme.
Nëse keni dëshirë për të zbuluar një qytet të ndryshëm nga destinacionet e zakonshme, për pak më tepër se 1 orë fluturim nga Italia, Tirana është vendi i duhur për ju.
TIRANA: PSE DUHET TË SHKONI TANI
Tirana po shpërthen, çdo muaj ndodh diçka e re. Është një qytet tërheqës, i ri dhe plot me surpriza, që vitet e fundit ka pësuar një transformim 360 gradë. Rilindja nisi në vitet 2000, kur kryetar bashkie ishte artisti dhe kryeministri i sotëm, Edi Rama, që revolucionarizoi tërësisht projektet për qytetin me projektin e gjelbër, me të cilin shtoi hapësirat e gjelbra, si edhe ngjyrat, duke ndryshuar grinë e mërzitshme të pallateve që nga koha e komunizmit.
Tirana është qyteti që nuk ta merrte mendja. Dëshira për të bërë kulturë dhe art ndihet në çdo rrugë të qytetit. Duke shëtitur në qendër, shikon qartësisht se si u është dhënë jetë disa prej galerive më të mëdha të Ballkanit, si Bienalja e Tiranës, çmimi “Onufri” i organizuar nga Galeria e Arteve të Modenas, si dhe Festivali Ndërkombëtar i Filmit.
Dy prej qendrave bashkëkohore të artit në lindje të Europës ndodhen në Tiranë: Laboratori i Artit, i themeluar në vitin 2010 dhe i pozicionuar pas shpatullave të Akademisë së Arteve, si dhe Tirana Art Center.

JETA E NATËS
Pas një dite intensive me vizita në shumë muze dhe galeri në qytet, nuk ka më mirë se një aperitiv në lokalet e ish-Bllokut, zonës ku jetonte dikur ajka e diktaturës me në krye Enver Hoxhën.
Në disa lokale mund të zgjidhni deri në 25 variante të rakisë, pija kombëtare shqiptare e prodhuar në mënyrë artizanale.

SIGURIA
Siguria në Shqipëri është përgjithësisht e mirë. Nëse dëshiron të dalësh jashtë Tirane mund të marrësh makina me qira, por në disa vende jashtë kryeqytetit situata e rrugëve nuk është shumë e mirë.

(Përkthyer me shkurtime nga Elton Dono për Blitz.al)

tirana

Komento
Shperndaje