Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bleu biletën në një pikë karburanti, amerikania fiton shumën marramendëse prej 785 milionë $

Bleu biletën në një pikë karburanti, amerikania fiton shumën marramendëse prej 785 milionë $
August 25
09:53 2017

Një gruaje amerikane i ka ndritur fati pasi ka arritur të fitojë një shumë të jashtëzakonshme parash vetëm në sajë të një bilete lotarie.

53-vjeçarja Mavis Wanczyk mori një biletë lotarie në një pikë karburanti në Chicopee të Masacusets dhe kur u hodh shorti i lotarisë ajo u bë e para që arriti të fitojë e vetme jackpot-in prej 785.7 milionë dollarësh.

“Ëndërrova me sy hapur dhe ëndrra m’u bë realitet. Doja të dilja në pension pas 12 vjetësh, por kjo u realizua më herët. Telefonova qendrën mjekësore ku kam punuar për 32 vjet dhe u thashë se nuk do të shkoja më”,- tha gruaja për mediat fill pas lajmit për fitimin e shumës marramendëse.

Gruaja, e cila prej 32 vjetësh punonte në një qendër mjekësore, tha se nuk kishte ndërmend të kthehej më në punë.

Numrat fitues, 53-vjeçarja i kishte zgjedhur sipas ditëlindjeve të të afërmve të saj.

Kur gazetarët e pyetën se çfarë kishte ndërmend të bënte me këto para, nëna e dy fëmijëve u përgjigj se tani do të shlyente kredinë e më pas  do të përpiqej të ndihmonte të afërmit. /Blitz.al/

Shperndaje