Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arbër Çepani në nismën për mbjelljen e mbi 500 fidanëve në Lurë

Arbër Çepani në nismën për mbjelljen e mbi 500 fidanëve në Lurë
April 15
13:13 2016

Arbër Çepani, është i njohur tashmë prej publikut si një aktivist i shoqërisë civile, sidomos për tema të tilla si mbrojtje e kafshëve apo mbrojtja e natyrës.

Bashkë me grupe njerëzish, Arbri shpesh poston foto në profilin e tij në Facebook për nisma që ndërmarrin, duke sensibilizuar kështu edhe njerëz të tjerë të cilët duke parë njoftimet dhe aktivitetet e tyre të mund të bashkohen për kauza të caktuara.

Përpara pak minutash, Arbri ka postuar një tjetër lajmërim për një nismë vullnetare e organizuar nga Ecovolis, e cila do të zhvillohet ditën e nesërme në Lurë. Siç thotë dhe Arbri, do të jenë mbi 200 veta për të mbjellë mbi 500 fidanë pemësh në Lurë por nëse ka edhe të tjerë që nuk e kanë marrë vesh akoma lajmin dhe duan të bashkohen, janë në kohë deri nesër në orën 06:00 të mëngjesit,  kur bëhet edhe nisja.

Arbri e ka mbyllur fjalën e tij duke thënë: “Ke mundësi ta fillosh ndryshimin nga vetja! Filloje që nesër…”

Blitz.al duke i uruar Arbrit për iniciativat e vazhdueshme për të mbledhur njerëzit bashkë për kauza të tilla, i bën edhe njëherë thirrje të gjithë të interesuarve që e shijojnë eksperiencën e mbrojtjes së natyrës të bashkohen me  nismën e Ecovolis dhe Arbrin, e së bashku të bëjnë një punë të mirë!

Arbër Çepani në Facebook

Arbër Çepani në Facebook
Picture 1 of 1

 

Komento