Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksidenti tragjik në ish-Bllok, reagon nëna e Kejdi Halilit

Aksidenti tragjik në ish-Bllok, reagon nëna e Kejdi Halilit
November 29
17:20 2016

Pak ditë pas aksidentit tragjik që i mori jetën dy të rinjve, Ergi Dinit dhe Kejdi Halilit, nëna e Kejdit, gazetarja Erenestina Halili, ka shfaqur dhimbjen e saj në profilin e Facebook-ut, ku ka vendosur foto profili Krishtin e kryqëzuar.
Gjithashtu, nëna e Kejdit ka vendosur foto kopertine Marian e përlotur, duke shfaqur kështu për herë të parë në publik dhimbjen e saj pas ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të birit të saj, Kejdit.
Poshtë fotove kanë qenë me qindra mesazhet e ngushëllimit të qytetarëve dhe të njohurve për nënën e Kejdit, me profesion gazetare, poete e pedagoge në Universitetin e Tiranës. /Blitz.al/

halili

halili-1

 

Komento
Shperndaje