Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Afrikë, disa tribu i bëjnë vajzat synet

Afrikë, disa tribu i bëjnë vajzat synet
January 05
15:20 2017

Shpeshherë nga Afrika vijnë lajme për situatën e keqe sociale në disa prej shteteve të këtij kontinenti.

Në Tanzani dhe shtete të tjera ka shumë zona ku vajzave u pritet klitori për të mos pasur kënaqësi seksuale.

Punonjësit socialë kanë ndërtuar një zonë ku marrin vajza që rrezikohen për t’i rritur pa probleme. Së fundmi ata kanë ndërtuar një hartë për telefonat, në mënyrë që secila të ketë mundësi të tregojë vendndodhjen e saj përmes emërtimit të rrugëve apo zonave ku ndodhen.

Që prej nëntorit, kur ka filluar procesi i të bërit synet të femrave, 230 vajza kanë mbërritur në këtë vend, përfshirë edhe një vajzë 13-vjeçare të quajtur Neema.

“U largova sepse donin të më bënin synet. Babai im po më detyronte. Ai më ndaloi të shkoja në shkollë dhe donte të më martonte, që të merrte lopë në shkëmbim, sepse jemi të varfër”,- tregon ajo.

Anëtarët e ekipit marrin herë pas here sinjalizime nga vajzat që ndihen në rrezik për kryerjen e këtij procesi dhe u shkojnë në ndihmë atyre, edhe pse në shumë zona rurale kjo është shumë e vështirë, sepse ka zona që nuk ekzistojnë fare në hartë.

Procesi i prerjes së klitorit është i ndaluar në Tanzani, por megjithatë shumë tribu e fise ende e praktikojnë sepse konsiderohet si një rit që përgatit vajzën për martesë.

Ky proces sjell dhembje, gjakrrjedhje, infeksion, pamundshmëri lindjeje dhe vdekje.

Për momentin anëtarët e këtij ekipi janë duke edukuar prindërit në shumë zona për efektet negative të këtij procesi. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje