Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

7-vjeçari që duket si 77 vjeç

7-vjeçari që duket si 77 vjeç
December 20
14:21 2016

Mohammad Abdelmajeed është një vogëlush 7-vjeçar nga Damasku që vuan nga një sëmundje e rrallë e plakjes, që e bën të duket nga pamja e jashtme si një i moshuar.

Kjo sëmundje llogaritet se kap 1 në 20 milionë njerëz.

Simptomat e para të kësaj sëmundjeje ai i ka pasur që 7 muajsh.

“Dua të jem i bukur si të gjithë fëmijët e tjerë. Të shkoj në shkollë e të mësoj të lexoj libra. Kur jam në rrugë dhe njerëzit më shohin, ata qeshin me mua dhe unë ndihem keq. Pastaj kthehem në shtëpi dhe qaj”,- tregon vogëlushi.

Prindërit e tij i kanë hequr të gjitha pasqyrat nga shtëpia e tyre, në mënyrë që ai të mos ndihet keq kur shikon veten të reflektuar.

Gjithashtu edhe zemra e tij është ajo e një të moshuari dhe nëse luan pak më tepër se normalisht, atij i merret fryma dhe duhet të çlodhet.

Zakonisht këta fëmijë jetojnë maksimumi 14 vjet për shkak të problemeve me zemrën. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje