Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zyrtarisht sezon veror: Çfarë do të na ofrojnë televizionet shqiptare në këtë periudhë?

Zyrtarisht sezon veror: Çfarë do të na ofrojnë televizionet shqiptare në këtë periudhë?
July 13
11:15 2018

Tashmë që gjysma e muajit korrik kaloi, shumica e emisioneve në televizionin shqiptar janë duke përfunduar sezonet e tyre të transmetimit për të marrë pushime e për tu bërë gati për muajin shtator. Sigurisht një pjesë e mirë e tyre do të vazhdojnë të jenë në ekran me puntata “best of” (më të mirat e sezonit që lam pas) ndërkohë që mesa po kuptojmë nga rrjetet sociale, televizionet kryesore në vend kanë dashur që të jenë aktivë edhe gjatë verës duke transmetuar emisione të reja, sezonale dhe të përshtatme për ditët e nxehta të verës.

Top Channel

      • Top Bloggers – Aktualisht po tranmesohet “Top Bloggers” në Top Channel ku tri blogere janë duke udhëtuar në vende të ndryshme të Shqipërisë duke treguar jetën prej turisti që bëjnë atje. Emisioni pati shumë pritshmëri, megjithatë tashmë që 4 puntata janë transmetuar duket se kjo formulë nuk ka qenë shumë e suksesshme.
      • Top Talent – Pritet që në 18 korrik në orën 22:00 do të nisë emisioni ku nën gjykimin e Kelvi kadillit, Beti Njumës, Marin Memës, Bieta Sulës dhe Edi Manushit do të zgjidhen edhe prezantuesit e rinj të “Top Channel”.
      • Pushime on Top – Ori Nebiaj dhe Flori Gjini për rreth një muaji e gjysmë do të udhëtojnë në vende të ndryshme të Shqipërisë për të intervistuar personazhet e njohur që janë duke bërë pushime si dhe për tu bërë pjesë e aventurave që të ofron vera në Shqipëri.

    Tv Klan

    • Bukë Kripë e Zemër – Alfio Rrotani dhe Indriti, dy kuzhinjerë shumë të njohur të “In Tv” gjatë këtij sezoni, do të kalojnë në Tv Klan ku me makinën e tyre do të lëvizin në vende të ndryshme të Shqipërisë për të gatuar, provuar shije të reja e për tu argëtuar.
    • Maratona e Këngës Popullore – Si çdo vit, në qytetet kryesore të vendit stafi i Tv Klan në bashkëpunim me këngëtarë të muzikës së lehtë dhe popullore do të mbajnë koncerte që më pas transmetohen në telvizion. Këtë vit, moderimi i është besuar Nevina Shtyllës.

    Besojmë se Tv Klan, ashtu si vitet e kaluara do të rikthejë mbrëmjeve edhe telenovelat më të preferuara të shqiptarve duke transmetuar më shumë se 2 seri për çdo mbrëmje.

    ABC News

  •  
    • Edicioni Veror – Eni Shehu dhe Genta do të moderojnë “Edicionin Veror” ku do të shpërngulen në jug të Shqipërisë për të intervistuar atje personazhet e shoëbizit shqiptar që do të jenë duke pushuar apo duke mbajtur koncertet e tyre.

     

  • /Blitz.al/

     

Komento
Shperndaje