Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zonja e parë turke: “Haremi ishte shkollë për femrat!”

Zonja e parë turke: “Haremi ishte shkollë për femrat!”
March 12
09:40 2016

Bashkëshortja e Tayip Erdogan ka quajtur haremin e Perandorisë Osmane si një shkollë femrash për jetën, sipas mediave vendase
Perëndimorët mendojnë se haremi nuk ka qënë gjë tjetër vecse një vend kënaqsish për drejtuesit e Perandorisë më të fuqishme të Mesjetës së hershme, por Emine Erdogan e quan atë një institucion edukues për pjestarët e dinastisë osmane. Këtë gjë, ajo e ka shprehur në një event zyrtar në Ankara.
Haremi në Topkapi i sulltanëve, që e drejtuan perandorinë për 6 shekuj, u kthye në muzeum pas lindjes së republikës turke në 1923.
Haremi kishte rregulla strikte në trajnimin dhe edukimin e oborrit mbretëror. Cdo grua duhej të mësonte një disiplinë të caktuar, në të cilën premtonte shumë si kaligrafia, arte dekorative, muzikë apo gjuhë të huaja, dhe ajo që arrinte të superonte të tjerat, do të zinte një vend të lartë në hiearkinë e haremit.
Por, komentet e Emine Erdogan u vunë nën shënjestrën e medias sociale menjëherë pas deklaratës së të shoqit në Ditë Ndërkombëtare të Gruas, se një grua është mbi të gjitha një nënë, gjë që coi edhe në revolta në rrugët e Stambollit.
Erdoganët janë shquar si mbështetas të vlerave të Perandorisë Osmane, e cila u shemb në shekullin e 20-të. Kritikët e akuzojnë ciftin dhe qeverinë e tyre konservatore si imponues të islaminizmit dhe hijëzimin e të drejtave të grave. Erdogan ka urdhëruar që një grua të ketë të paktën 3 fëmijë.

Shperndaje