Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zhdukja e avionit MH370, gjenden disa nga objektet e viktimave

Zhdukja e avionit MH370, gjenden disa nga objektet e viktimave
June 20
18:44 2016

Në mars të 2014-s, një avion i linjës ajrore të Malajzisë u shpall i zhdukur nga fluturimi prej Kuala Lumpurit në Pekin.

Familjarët e pasagjerëve që janë konsideruar të zhdukur janë ftuar të shikojnë disa objekte të gjetura dhe të shohin nëse u përkasin të afërmve të tyre. Këto objekte janë gjetur në plazhet e Madagaskarit dhe ndër to ka disa çanta kamerash, rroba dhe pjesë telefonash të thyer.

Një avokat që po ndjek intensivisht rastin e 239 pasagjerëve të humbur ka hapur një website të posaçëm duke publikuar fotot dhe ka kërkuar që të gjithë njerëzit që kanë dijeni për to të japin informacione sepse janë vërtet të vlefshme për të zgjidhur më në fund enigmën e avionit të zhdukur.

Një hipotezë është se këto objekte mund të jenë edhe të humbura nga ndonjë anije aty pranë dhe ndoshta nuk kanë lidhje fare me avionin e humbur, por sidoqoftë edhe kjo mund të merret vesh vetëm nëse njerëzit bashkëpunojnë për të identifikuar ato objekte që janë publikuar.

Sigurisht, nga ana tjetër, kërkuesit janë duke identifikuar disa objekte të cilat janë pjesë avioni dhe po merren gjerësisht në kërkime të vazhdueshme edhe në thellësi të brigjeve të ishullit Kangaroo në jug të Australisë.

Një tjetër disavantazh për kërkuesit ka qenë edhe fakti se gjatë dimrit erërat e forta dhe dallgët e oqeanit kanë vështirësuar gjetjen e objekteve, duke e komplikuar zgjidhjen e situatës pasi në breg kanë dalë objekte të ndryshme të humbura ndër vite dhe është gati e pamundur të identifikohen se cilat janë të avionit MH370.

 

Komento
Shperndaje