Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zënka mes Anxhela Peristerit dhe Erik Lloshit, këngëtarja sqaron njëherë e mirë raportin mes tyre

Zënka mes Anxhela Peristerit dhe Erik Lloshit, këngëtarja sqaron njëherë e mirë raportin mes tyre
August 24
11:38 2019

Mbrëmjen e 17 gusht Erik Lloshi i dha fund beqarisë duke u martuar me Rominën, partneren e tij prej vitesh tashmë. Në dasmën e tij morën pjesë familjarët, miqtë e kolegët e tij me të cilët ka punuar prej vitesh të cilët kurrsesi nuk mund të mungonin në ditën më të lumtur të Erikut.

Mirëpo përsa i përket të ftuarëve vihej re mosprezenca e një prej mikeshave më të mira të Erikut, Anxhela Peristeri.

Anxhela dhe Eriku janë miq prej vitesh, kanë punuar bashkë për një kohë të gjatë e madje edhe kanë bashkëpunuar në muzikë. Por ja që Anxhela nuk ishte në dasmën e tij. Natyrshëm portalet aluduan për një zënkë mes tyre dhe rikujtuan mungesën e Erikut në recitalin e Anxhelës. Kur prej Anxhelës nuk pati asnjë urim dasme atëherë në media u shkruajt se raporit mes tyre ishte krisur.

Por ditën e  djeshme Eriku ka publikuar këngën “Pengu i Dashurisë” e cila kishte brenda saj edhe episode nga dasma e këngëtarit. Anxhela e ka publikuar këtë këngë në profilin e saj dhe e ka uruar publikisht Erikun për projektin e ri.

“Shumë suksese Erik Lloshi. Dashuria të frymëzoftë për këngë sa më të bukura”,- shkruan këngëtarja.

Ndërkohë në komente shihet se Eriku dhe bashkëshortja e tij i kanë kthyer falenderimet ndaj duket se gjërat tashmë qenka në rregull: Anxhela dhe Eriku vazhdojnë të jenë shokë!/Blitz.al/

Komento
Shperndaje