Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Zbulohet shkaku i ndarjes: Miley Cyrus nuk e duronte dot më këtë zakon të Liam Hemsworth

Zbulohet shkaku i ndarjes: Miley Cyrus nuk e duronte dot më këtë zakon të Liam Hemsworth
August 14
18:04 2019

Drama e ditëve të fundit nuk ka të bëjë me familjen Kardashian, por me çiftin Miley Cyrus- Liam Hemsworth. Ata janë parë gjithnjë si “Couple goals”, por tashmë janë ndarë dhe lajmin e kanë konfirmuar vetë nëpërmjet Instagramit. Mos të harrojmë dhe fotot e Miley me ish-partneren e Brody Jenner dhe gjithë debatin online.

Ndonëse ne dimë gjithçka që pasoi, ka mbetur diçka mister: shkaku fillestar i ndarjes së tyre. Sipas një burimi pranë revistës “People”, një faktor kryesor për ndarjen e Miley dhe Liam ishin festat e shfrenuara të Liam. Po, siç e lexuat. Jemi mësuar të shohim Mileyn si një shpirt të lirë dhe “të çmendur”, por mesa duket në marrëdhënien e tyre nuk ishte ajo problemi:

“Të gjithë mendojnë gjithmonë që Miley është problematike, jo e matur dhe një njeri i çmendur festash, ndërkohë që ai është djali i qetë dhe i rritur. Por nuk është kështu. Liam shkon në festa me miqtë e tij dhe Miley mendon se duhet ta kishte kaluar këtë fazë.”

Gjithashtu, Liam nuk është dhe aq i qetë sa duket. Sipas burimit, shumicën e kohës ai shfryhet tek Miley për çdo problem:

“Ajo ka qenë gjithnjë në mbështetje të tij kur gjërat bëhen të errëta, por është e vështirë. Ka diçka që e ka rënduar Mileyn dhe marrëdhënien e tyre.”

Por të dy po mundohen ta kalojnë këtë ndarje me gjithë vëmendjen publike dhe të rikthehen sërish në një marrëdhënie të shëndetshme bashkë. /Blitz.al/

Share