Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulohet “rivalja” e re e Ermal Mamaqit në “Top Channel”

Zbulohet “rivalja” e re e Ermal Mamaqit në “Top Channel”
September 18
17:48 2017

Pas “luftës” për audiencën e të shtunave mes Arbana Osmanit dhe Ermal Mamaqit, ky i fundit do të ketë një tjetër “kundërshtare”. Burime pranë “Top Channel”, konfirmojnë për “RevistaWho.com” se mbrëmja e së shtunës i është besuar një prej figurave femërore më të pëlqyera në vend, Luana Vjollcën.

Po punohet për një “show” të ri që do të drejtohet nga Luana. Deri më tani sipas thashethemeve kjo ditë do t’i jepej programit të Adi Krastës, por ndryshimet e orëve të fundit flasin për një largim të tij nga “Top Channel”. Mediat kanë raportuar se gazetari dhe moderatori i famshëm shqiptar do të drejtojë festivalin e fundit në RTSH.

Ende nuk dihet se si do të jetë formati që do të prezantojë bukuroshja seksi, por do të presim dhe pak ditë deri kur të fillojë emisioni./Blitz.al

 

Komento
Shperndaje