Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulohet mashtrimi i supermodeles Campbell. I vjedh të dashurin, pastaj i bën dhurata të shtrenjta

Zbulohet mashtrimi i supermodeles Campbell. I vjedh të dashurin, pastaj i bën dhurata të shtrenjta
April 11
12:01 2016

Zbuloni mënyrën interesante dhe të fshehtë se si Naomi Campbell i rrëmbeu të dashurin një tjetër modeleje.

Supermodelja Campbell nuk ndalet përballë asgjëje nëse do të marrë diçka. Ajo është një bishë. Kohët e fundit “Page Six” ekspozoi një gjendje të pazakontë dhe manipuluese të botës së showbizz-it ku modelja përmendej se shpesh përdorte çanta “Hermes”, vlera e të cilave nis nga 10.000 euro, për të joshur partnerët në shtrat e për t’i flakur të dashurat e tyre tutje.

Kjo deklaratë shpërthyese vjen nga një burim relativisht i besueshëm, ish-asistentja e saj Rebecca White, e cila ka punuar për të për 5 vite. “Naomi ishte një fanse e madhe e të dhuruarit çanta “Hermes” në ngjyrë blu”. Nëse bëhej fjalë për dikë me të cilin donte të flinte, ajo i dërgonte një çantë të dashurës së tij. Mbaj mend t’ i kem dërguar një çantë të tillë një modeleje me të dashurin e së cilës ajo kishte kaluar natën. Dërgoji diçka që të sigurohet se unë jam shoqja e saj, më tha njëherë”,- ka thënë asistentja.

Ajo së fundmi u fajësua për ndarjen e Idris Elba-s nga e dashura e tij Naiyana Garth, pasi Campbell ishte parë me aktorin në një klub nate.

Komento
Etiketimet
Shperndaje