Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulohet e dashura e Olsi Bylykut! Edhe pse gjithnjë përkrah beqarët, aktori paska rënë në dashuri…

Zbulohet e dashura e Olsi Bylykut! Edhe pse gjithnjë përkrah beqarët, aktori paska rënë në dashuri…
March 30
14:50 2019

Olsi Bylykun e shohim shpesh të luajë rolin e beqarit në skeçet e tij përballë Bes Kallakut në “Be Caffe”  ama mos u gënjeni nga paraqitja.

Edhe pse gjithnjë jep 1000 arsye e shprehet se nuk ka më mirë se të jesh beqar pasi shijon plotësisht jetën, ja që edhe Olsi në fakt,  hyn në kategorinë e djemve të dashuruar.

Aktori i njohur është fotografuar së fundmi në shoqërinë e një vajze dhe menjëherë ashtu përkrah njëri-tjetrit të krijojnë përshtypjen e një çifti të dashuruar.

Jo vetëm pranë por edhe të kapur për dore, Olsi dhe vajza e panjohur për mediat janë fotografuar së fundmi nga gazetarët e “Panorama”.

Olsi e ka gjetur dashurinë aty tek njerëzit e thjeshtë duke qëndruar larg nga joshjet apo njohjet e reja të televizionit, sic shpesh ka ndodhur me personazhet e tjerë të cilët e kanë gjetur shpirtin binjak mes figurave të njohura të ekranit.

Epo vajza, një djalë më pak single në showbizz!

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje