Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zbulohet dentistja që do ta shihni krah Manushit në “Proçesi Sportiv”

Zbulohet dentistja që do ta shihni krah Manushit në “Proçesi Sportiv”
June 10
14:52 2018

 

Nga titulli mund të duket si humor, por një gjë është e sigurt: kjo nuk aspak një shaka!

Në spotin e ri publicitar të Top Channel na është prezantuar moderatorja që dotë zërë vendin e Marinës në “Proçesi Sportiv” duke qenë se sezonin e kaluar, ai pozicion ishte bosh.

Fjoralba Ponari është moderatorja bukuroshe që do t’ju shoqërojë përgjatë Botërorit 2018 në Rusi krah Manushit.

Ponari nuk është një emër i panjohur për ne, sepse vitin e kaluar e pamë në drejtimin e “the Voice Room” në Top Channel dhe vite më parë e kemi parë edhe si konkurrente në të njejtin format.

Nga ana tjetër, profesioni i vërtetë i Fjoralbës është ai i stomotologes.

Pra, duket se këtë sezon të ri do ta shohim Manushin me dhëmbë të bardha akull! /Blitz.al/

A post shared by 🦋 (@fjoralba.ponari) on

Komento
Shperndaje