Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Zbulohen planet e Ledrit për vitin tjetër, dhe nuk kanë të bëjnë me muzikën…

Zbulohen planet e Ledrit për vitin tjetër, dhe nuk kanë të bëjnë me muzikën…
September 09
16:42 2018

Të shumta kanë qenë postimet e reperit Ledri Vula nga plazhi i Mykonos teksa shijon pushimet në ditët e para të shtatorit. E ndërsa ditën tjetër nga një postim i tij në Instagram ai na tregoi se kur shkon me pushime preferon dhe të lexojë, kësaj rradhe nga nje video në rrjetin social ai na njofton për planet e tij të së ardhmes. Jo në muzikë , por ne sport, Ledri na tregon se vitin tjetër do marrë pjesë në Olimpiadë, mesa duket në sportin e zhytjes olimpike, stil i lire. Sigurisht ai e ka shkruajtur këtë me shaka, megjithëse duke gjykuar nga shkëputja që shohim në video, me pak vetëbesim mund të na përfaqësojë denjë në kompeticionin sportiv.

 

View this post on Instagram

 

vitin tjeter n’ Olympiad 🤪

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

Sporti i paraplëlqyer i Ledrit gjithsesi mbetet basketbolli, madje ai në të kaluarën ka luajtur dhe profesionalisht derisa vendosi ti përkushtohej tërësisht muzikës. Me kaq sporte sa praktikon nuk është cudi që e shohim Vulën gjithmonë në formë të mirë./Blitz.al/

Share