Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zac Efron, nostalgjik për ish-të dashurën…

Zac Efron, nostalgjik për ish-të dashurën…
May 29
18:28 2016

Zac Efron ka shpërndarë një foto  “të ëmbël” me ish-të dashurën, Vanessa Hudgens. Mos vallë kemi të bëjmë me një ribashkim të këtij çifti?

Ata janë bashkë në këtë foto në fakt. Në Instagram-in e e tij, aktori Efron ka postuar një foto e cila na çon në aludime të tilla. Fotoja daton më 26 gusht të vitit 2008, një foto e ekipit të “High School Musical”, në krah të Corbin Bleu, Ashley Tisdale dhe ish-të dashurës, Hudgens.

“Jam kaq mirënjohës. Me ekipin më të mirë në një nga periudhat më të dashura dhe të mrekullueshme të jetës sime. Ju dua përgjithmonë!”- ka shkruar aktori bashkangjitur fotos.

Fotoja është shkrepur vetëm disa muaj pak para se të dilte “High School Musical 3”.