Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Young Zerka s’mban më! I thotë të gjitha për kolegët: “Ledri tekanjoz, Kastro mistrec, Aurela Gaçe dhe Ronela…”

Young Zerka s’mban më! I thotë të gjitha për kolegët: “Ledri tekanjoz, Kastro mistrec, Aurela Gaçe dhe Ronela…”
July 09
09:16 2017

Flori Mumajesi, Ledri dhe Young Zerka sjellin padyshim bashkëpunimet më të mira në tregun muzikor shqiptar. Por le të përqendrohemi te ky i fundit, Zerka.

Ai ka bashkëpunuar me një sërë emrash të njohur e me peshë si Aurela Gaçe, Alban Skënderaj, Kastro Zizo, Ronela Hajati apo Dhurata Dora.

Zerka ishte i ftuari i radhës në emisionin “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës, ku edhe ka dhënë një vlerësim për bashkëpunëtorët e tij “në krim”.

I pyetur se cili është më tekanjozi, Young Zerka thotë emrin e Ledrit, ndërsa për atë më mistrec Kastron. Për sa i përket asaj më të talentuar, nuk kishim e nuk kemi dyshim… “Të gjithë kanë treguar talent, por dua të them Aurela Gaçe”. Dhe sigurisht ajo më seksi për Zerkën është Ronela.
Për më shumë mjaft të klikoni videon e mëposhtme.

/Blitz.al/

Share