Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Ylli i kinematografisë spanjolle, e impresionuar nga shqiptarët, e ndjek telenovelën në gjuhën tonë: “Më lumturuat pafund!”

June 12
11:10 2017

Nëse ka programe që shqiptarët çmenden t’i ndjekin, ato janë pikërisht telenovelat. Të gjitha gratë prej vitesh një pjesë të ditës së tyre e kalojnë të ulura në divan duke parë telenovelat, sidomos ato spanjollet. Disa gjejnë brenda tyre ndoshta edhe një pjesë të jetës dhe i ndjekin me shumë vëmendje e përkushtim.

Vetë aktorët e këtyre telenovelave lumturohen kur shohin se filmat në të cilët kanë luajtur, shihen në shumë vende të botës. E mbani mend telenovelën “Corazon Salvaje” me dy motrat binjake të cilat dashuronin të njëjtin person? Njëra bionde e tjetra brune, njëra e mira, tjetra e keqja, edhe pse luheshin nga e njëjta aktore, Aracely Arambula, na kanë mbajtur të fiksuar për muaj të tërë me  lojën që zhvillonin, sidomos adhurueset e telenovelave.

Një tjetër film nga po e njëjta aktore, që është transmetuar në Shqipëri, ka qenë dhe  “La Dona”, një histori e thellë dashurie që ka në qendër një grua të fortë. Aktorja e njohur Aracely Arambula ndoshta nuk e ka vizituar asnjëherë Shqipërinë, por e di që në këtë vend ka shumë njerëz që e ndjekin atë dhe filmat e saj. Fansat shqiptarë i kanë dërguar një video, dhe aktorja me një karrierë të gjatë në kinematografi e ka postuar në Instagram, duke u shprehur e mrekulluar që filmat e saj ndiqen edhe këtu te ne.

“Çfarë lumturie që “La Dona” transmetohet në kaq shumë vende! Kjo video e fansave nga Shqipëria më ka lumturuar. Puna e madhe, ekipi dhe vullneti gjithnjë merr fryte të tilla”,- shkruan aktorja e  njohur.

 

Ndoshta Aracely nuk e di, por në Shqipëri ka shumë fansa që e njohin dhe e pëlqejnë./Blitz.al/

 

Share