Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Xhensila Pere ka një qëllim të qartë në jetë: “Dua të bëhem si Vera Grabocka!”

Xhensila Pere ka një qëllim të qartë në jetë: “Dua të bëhem si Vera Grabocka!”
December 13
19:10 2017

Prej javësh tashmë Xhensila Peren e shohim bashkë me Trim Jetullahun në spektaklin e vallëzimit në Klan “Dance With Me”. Ish-banorja e Big brother është ndër personazhet që përgëzohet më së shumti në këtë spektakël të cilin duhet thënë se që prej fillimit ajo e ka marrë me shumë entuziasëm.

Pjesëmarrja në “Dance With Me” ka bërë që Xhensila të njohë nga afër regjisoren Vera Grabocka e cila duket se ka lënë tek bukuroshja një impresion të madh. Në një postim në Instagram Xhensila ka pozuar bashkë me Verën e bashkangjitur fotos shkruan:

“Çfarë do të bëhesh kur të ‘rritesh’ ? Dua të bëhem Vera Grabocka.”

Padiskutim Grabocka është një nga personazhet më të suksesshëm në fushën e regjisë e kush nuk do të donte që të kishte famën e suksesin e saj!/Blitz.al/

Shperndaje