Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vizitojnë stadiumin e ri, Dritan Shakohoxha-Ardit Gjebreas: Mirë që nuk u bëre komentator, do na kishe lënë pa punë

Vizitojnë stadiumin e ri, Dritan Shakohoxha-Ardit Gjebreas: Mirë që nuk u bëre komentator, do na kishe lënë pa punë
August 10
12:35 2019

Dritan Shakohoxha dhe Ardit Gjebrea kanë vizituar sot  stadiumin e ri Kombëtar që po shkon drejt finalizimit të punimeve dhe shumë shpejt pritet që të hapet.

Ishte Arditi ai që publikoi disa video në “Instastory”, ku tregonte se si dukej stadiumi i cili është ende në ndërtim. Videot u shoqëruan me komentet e të dyve, ku në një moment Shakohoxha shprehet se sa mirë që Arditi nuk është bërë komentator pasi kështu do i zinte vendin e punës.

“Kam ardhur në stadium me komentatorin më të famshëm të “E diela shqiptare” që është Arditi. Mirë që s’u bërë komentator se do të na kishe lënë pa punë. Shyqyr!”, shprehet ai.

“Do jetë me të vërtetë bukur ta jetosh futbollin e këtij stadiumi, spektakolar”, vijon ai.

“A u fute me këmbën e djathtë?”, e pyet Arditi duke qeshur.

Në fund Shakohoxha tregon se Arditit i ka marrë një fanellë të kombëtares shqiptare me mbiemrin e tij, në mënyrë që në të ardhmen ta veshë edhe djali, Jon Gjebrea.

 

Komento
Shperndaje