Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Vit i ri, televizion i ri! Kastro Zizo tregon ekranin ku do të nisë “late night show”-n e tij…

Vit i ri, televizion i ri! Kastro Zizo tregon ekranin ku do të nisë “late night show”-n e tij…
December 04
17:06 2018

Prej më shumë se 1 muaj Kastro Zizo ka qenë shumë aktiv në muzikë, duke publikuar 3 këngë, madje është duke punuar për realizimin e videoklipit të tij të ri, bashkëpunimi i rradhës me Sue.

Mesa duket Kastro këtë periudhë produktive nuk po e shfrytëzon vetëm për krijimin në muzkë por edhe për një fushë tjetër ku është i angazhuar, atë të moderimit. Ka qenë ai vetë, që me anë të një postimi në Facebook, ka bërë me dije se është duke punuar për projektin e tij të rradhës, i cili do të jetë i llojit “late night show” dhe do të shfaqet pikërisht në television “Ora News”. Ky emision i tij do të jetë në ekran duke nisur nga muaji janar.

Gjithashtu Kastro nuk ka harruar të falenderojë as platformën “Digitalb”, ku ka qenë pjesë e emisionit “Thurje”, së bashku me Jonida Vokshin. Kjo sigurisht nuk do të jetë eksperienca e parë në moderimin vetem të një “late night show” për autorin e hitit “Gjinkalla”, pasi ai më parë ka drejtuar  një format të ngjashëm në Rrokum Tv, më specifikisht “Rrokum Night”.

Nga ana tjetër, ky projekt i ardhshëm i artistit nuk do të jetë i vetmi në television “Ora News” që i shërben show-t apo argëtimi pasi kujtojmë që aty tashmë shfaqen  “Why Not” i Roza Latit apo edhe “Mos i fol shoferit” nga Rudina Dembacaj. Gjithsesi duhet të presim për sezonin e ri, për të parë se çfarë ka rezervuar Kastro për ne. /Blitz.al/

Share