Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vit i ri, flokë të reja! Personazhet shqiptarë që e nisën 2019 me këtë ndryshim

Vit i ri, flokë të reja! Personazhet shqiptarë që e nisën 2019 me këtë ndryshim
January 14
19:37 2019

Viti i ri nis gjithnjë me premtime dhe nisma të reja, e njëkohësisht ndryshime. Secili bën zgjedhjet e veta qofshin ato në stilin e jetesës, në punë apo edhe në pamje. Ndonëse shumë prej tyre mbeten personale, ka disa ndryshime që dallohen në nisjen e vitit. Dhe sigurisht lyerja e flokëve apo ndryshimi i modelit të tyre është një hap që nuk mund të kalohet pa u vënë re. Njësoj si ka thënë Coco Chanel dikur, një vajzë që pret flokët është gati të ndryshojë jetën e saj. Epo mund të themi se dhe në këto raste, vlen e njëjta gjë.

Por kush janë vajzat e showbizz-it shqiptar që e nisën 2019 me këtë ndryshim?

Era Istrefi 

Nga flokë në ngjyre kafe, në të zeza sterrë dhe më datë 1 Janar sërish me një ngjyrë karamel. Por nëse menduam se ky ishte ndryshimi i fundit, gabohemi sepse nëpërmjet postimeve në InstaStory ajo na ka treguar se është kthyer në bjonde. Nuk e dimë nëse ndryshimet kaq të shpeshta kanë të bëjnë me klipin e radhës, apo Erës i mërzitet ngjyra e flokëve, por do ta zbulojmë shumë shpejt.

Kida 

Edhe Kida ka zgjedhur fillimin e vitit për të bërë kalimin nga flokët ombre në ato me një ngjyrë të njëtrajtshme kafe. Mund të themi se këngëtares i shkojnë vërtetë shumë me tiparet e fytyrës dhe ka bërë zgjedhjen e duhur.

Roza Lati 

E guximshmja Roza sigurisht që nuk mund të mjaftohej me një ndryshim të zakonshëm. Nga bjonde në çfarë? Flokë rozë the? Epo po, Roza me flokë rozë. Mezi presim të shohim eksperimentin e radhës, por njëkohësisht le ta shijojmë pak me këtë pamje.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje