Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Vilma Masha në muajt e fundit të shtatzënisë largohet nga emisioni. Kush do e zëvendësojë?

Vilma Masha në muajt e fundit të shtatzënisë largohet nga emisioni. Kush do e zëvendësojë?
November 06
11:45 2019

Menjëherë pas martesës erdhi lajmi se Vilma Masha do të bëhej nënë për herë të parë. Gazetarja e njohur e  sportit tashmë është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe pritet që shumë shpejt të largohet nga emisioni i saj sportiv, “Gol pas goli”.

Por kush do e zëvendësojë Vilmën gjatë kësaj kohe?

Largimi i Vilmës do të jetë i shkurtër dhe “Supersport” ka zbuluar se çfarë do të ndodhë me emisionin pas largimit të saj.

Thuhet se vendin e Vilmës do e zërë për pak javë një gazetare që e njeh mirë fushën e sportit. Më pas emisioni do të ndërpritet për një muaj e gjysmë për shkak të pauzës dimërore të klubeve.

Vilma do të rikthehet sërish sezonin e dytë dhe në këtë mënyrë ajo nuk do të ketë nevojë të zëvëndësohet.

 

Share