Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Viena është qyteti i ëndrrave, por a i dinit këto fakte interesante për të?

Viena është qyteti i ëndrrave, por a i dinit këto fakte interesante për të?
September 30
17:57 2018

Viena duket si një qytet i dalë nga përrallat. Duke filluar nga arkitektura mahnitëse e deri tek kultura e kafes dhe arti, çdo gjë të bën për vete. Por a i dini këto fakte interesante për të?

  1. Viena konsiderohet edhe “qyeti i muzikës”, edhe “qyteti i ëndrrave”

Këto janë dhe arsyet pse ka miliona vizitorë çdo vit. Qyteti i ëndrrave vjen nga jeta e Frojdit, si një ndër psikologët më të njohur të kohërave. Ndërkohë që titulli “qyteti i muzikës” i është dhënë nga kompozitorët e famshëm si Mozarti, Shubert, Bethoven apo Brahms. Gjithashtu një ndër universitetet më të njohur të muzikës ndodhet në Vienë, “University of Music and Performing arts”.

  1. Ka kopshtin më të vjetër zoologjik

Kopshti zoologjik i Vienës ndodhet pranë pallatit Schonbrunn dhe daton në 1752. Është më i vjetri në botë dhe shumëllojshmëria e kafshëve e ka bërë të kthehet në atraksionin kryesor të qytetit.

  1. Viena njihet si qyteti i lindjes së psikoterapisë

Nuk të duhet një diplomë në psikologji për të njohur Frojdin apo Viktor Frankl. Psikoterapia së bashku me psikoanalizën u lindën dhe zhvilluan në Vienë, dhe ka shumë muze të ndërtuar në nder të tyre.

  1. Më shumë se 300 ballo kërcimi zhvillohen çdo vit në Vienë

Me siguri keni dëgjuar për ballon e bamirësisë që zhvillohet aty dhe marrin pjesë figurat më të njohura të kohës. Por Viena nuk është vetëm aq. Ballot janë të shumta dhe organizohen zakonisht në periudhën Janar-Mars. Dita e parë e vitit fillon me një koncert që zgjat dy orë nga orkestra filarmonike e Vienës.

  1. Viena është kryeqyteti i vetëm që prodhon verën e tij

Përveç cilësisë së padiskutueshme të verës, Viena prodhon sasinë e duhur për të përmbushur të gjitha nevojat e qytetit, dhe për të eksportuar. Mos të harrojmë cilësinë e lartë të jetesës në këtë qytet, apo emrat e ndryshëm të verërave si Sauvingnon Blanc apo Riesling.

  1. Karuseli më i vjetër në botë ndodhet aty

Parku i Praterit është atraksioni kryesor që ofron argëtim për fëmijët dhe të rriturit. Ka shumëllojshmëri lojërash, por kryesori mbetet karuseli më i vjetër në botë.

  1. Varreza Qendrore e Vienës është e dyta për nga madhësia në Europë

Akoma më interesante për këtë është që “the Zentralfrieldhof” (varreza qendrore) ka një popullatë të vdekur rreth 2 herë më shumë se ajo e banorëve të gjallë në të. Aty ndodhen dhe emra të rëndësishëm si Shtrausi, Bethoveni apo Brahmsi.

  1. Kur thua “Vienë” është njësoj sikur të thuash “stil barok dhe rokoko”

Nëse je adhurues i arkitekturës me siguri i njeh këto terma të rëndësishëm të historisë së artit. Në botën e pikturës, stili rokoko identifikohet nga ngjyra delicate dhe është pjesë e periudhës klasike. Ndërkohë që stili barok dekorativ mbizotëron në qytet, me monumentet përfaqësuese si Katedralja Karlskirche apo Pallati Belvedere.

  1. Globi i dëborës është shpikur në Vienë

Janë një dhuratë perfekte për këdo, sidomos kur vinë nga vendi i origjinës. Ai u krijua aksidentalisht nga Erëin Perzy në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë.

  1. Viena mban një ndër smeraldët më të mëdhenj në botë

Shtëpia e një ndër smeraldëve më të mëdhenj në botë është pikërisht koleksioni i Pallatit Holfburg në Vienë.

Tashmë keni shumë arsye për ta vizituar. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje