Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video)Koncerti fatkeq ku humbën jetën 5 persona, performoi dhe këngëtarja shqiptare

(Video)Koncerti fatkeq ku humbën jetën 5 persona, performoi dhe këngëtarja shqiptare
August 23
12:53 2019

Ditën e djeshme, një aksident i rëndë ka ndodhur në koncertin e artistit algjerian, Soolking. Ai kishte përgatitur një stadium për t’i dhënë shfaqje vendit të tij, por që përfundoi në tragjedi. Mijëra persona ishin mbledhur në koncert, dhe në momentin e hapjes së hyrjes, nga kaosi i krijuar janë rrëzuar dhe kanë humbur jetën 5 persona. 21 të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital.

Por pjesë e koncertit në Algjeri, ishte dhe këngëtarja shqiptare, Dhurata Dora, për të performuar hitin e saj në bashkëpunim me Soolking, “Zemër”. Koncerti është transmetuar në televizionin algjerian dhe përtej fatkeqësisë, të tjerët patën mundësinë të shijonin super performancën e Dhuratës. (Minuta 1:12:57)

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje