Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Videoklipi më i veçantë që duhet të shihni sot është ai i Kim Kardashian dhe North

Videoklipi më i veçantë që duhet të shihni sot është ai i Kim Kardashian dhe North
May 15
15:06 2019

Familja Kardashian u zgjerua vetëm pak ditë më parë, me ardhjen në jetë të fëmijës së katërt nëpërmjet një nëne surrogate. Edhe pse Kim nuk ka zbuluar shumë detaje për të birin, ajo na ka treguar se çfarë po bën tani që është me “leje lindje”. Së bashku me vajzën e saj, North ato bënë versionin e tyre të “Old Town Road” nga Lil Nas X.

Regjisorja dhe koreografja ka qenë vetë North, që ka të gjitha tiparet e një ikone të ardhshme. Ato shfaqen duke kërcyer dhe duke performuar në korridorin bosh të shtëpisë së tyre. Në fillim, Kim shfaqet me një kapele cowboy, dhe North dëgjohet kur i thotë “Nuk bëhet kështu.”

Më pas shfaqet vetë North në një kostum cowboy dhe performon me lëvizje fantastike kërcimi, shoqëruar me “Lip sync”. E gjithë videoja na bënë të bindemi që e sigurtë që do ta shohim në videoklipe në të ardhmen.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje