Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video/Ekskluzive) Besën s’e keni parë kurrë kështu! Ja detajet e klipit të ri me Florin…

(Video/Ekskluzive) Besën s’e keni parë kurrë kështu! Ja detajet e klipit të ri me Florin…
May 25
11:15 2016

Kishte kohë që në media qarkullonte lajmi për një bashkëpunim të mundshëm mes dy këngëtarëve: Besa Kokëdhima dhe Flori Mumajesi. Lajmi, i cili për shumë kohë doli thjesht në formë thashethemi, tashmë është konfirmuar nga vetë këngëtarja, e cila pak ditë më parë ka postuar një foto ku tregonte se ishte duke xhiruar klipin më të ri në bashkëpunim me Flori Mumajesin.

Blitz.al ka kontaktuar me Besën për të mësuar diçka më shumë në lidhje me xhirimet e klipit. Këngëtarja ka pranuar të zbulojë disa detaje ekskluzive, jo vetëm në lidhje me klipin, por edhe me look-un që do të ketë.

“Pjesa më e madhe e skenave do të jenë në natyrë, çka do ta bëjë një klip shumë të ngrohtë dhe shumë të bukur për syrin”, – ka thënë Besa për blitz.al. Xhirimet janë realizuar të gjitha në Kosovë dhe klipi pritet të publikohet brenda pak ditësh. Gjithashtu, këngëtarja ka zbuluar edhe titullin e këngës: “1,2,3”.
Sa i përket look-ut të këngëtares, ajo do të shfaqet siç nuk e keni parë kurrë deri sot. Më seksi se kurrë, me një look plot ngjyra, Besa do t’ju lërë pa fjalë. Dhe për të na besuar, mjafton të shikoni fotot dhe videon më poshtë, e cila është një përshëndetje ekskluzive e Besës, për blitz.al, shkëputur gjatë xhirimeve të klipit.

 

 

Etiketimet
Shperndaje