Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video)Ariana Grande shfaqet në gjendje të rënduar emocionale, qan në mes të koncertit

(Video)Ariana Grande shfaqet në gjendje të rënduar emocionale, qan në mes të koncertit
July 08
19:00 2019

Një video e Ariana Grande-s në një nga koncertet e fundit, teksa ndalonte performacën dhe qante në skenë, ka qarkulluar këto ditë në rrjet. Në pamundësi për të mbaruar këngën që po këndonte nga gjendja e rënduar emocionale, këngëtarja ndalon, për të vazhduar disa minuta më pas.

Fansat e saj janë shprehur të shqetësuar për artisten e tyre të preferuar dhe kanë postuar mesazhe mbështetje kudo në rrjetet sociale. Për këtë arsye, Ariana vetë ka ndarë me ndjekësit një letër publike ditën e djeshme në Twitter, ku shpjegonte arsyen e lotëve në skenë dhe i falenderonte fansat për dashurinë që kishin treguar.

Kjo është një kohë shumë intensive për mua, po bëj turin përreth botës në një çast kur ende jam duke përjetuar shumë gjëra në jetën personale..dhe ndonëjehrë qaj shumë! Ju falenderoj që pranoni anën time njerëzore!“- shkruan këngëtarja 26-vjeçare ne letrën e saj.

Më pas ajo shprehet mirënjohëse për dashurinë e pafund që ka marrë dhe tregoi se arsyeja pse vendosi ta ndajë lettën është pasi do t’i tregojë njerëzve që nuk është e thjeshtë as për të që t’i kaojë disa gjëra, por mbi të gjitha askush nuk është vetëm dhe mun t’ja dalë çdo sfide.

Kujtojmë që dy vitet e fundit kanë qenë vërtetë të vështira për yllin e pop-it. Fillimisht në një koncert te sajin në Manchester ndodhi një sulm terrorist, ku me dhjetëra fëmijë mbetën të vrarë. Pas traumës që pësoi nga kjo ngjarje, ajo u kthye sërish në muzikë por disa kohë më pas ndërroi jetë ish-i dashuri i saj Mac Miller, ndërkohë që pak ditë më mbrapa u largua nga jeta dhe idhulli i saj, Aretha Franklin. Dhe në fund, fejes e këngëtares me Pete Davidosn përfundoi vjeshtën që lamë pas. E si të mos qajë! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje