Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Tani është zyrtare, Spice Girls do të rikthehen por a do ti bashkohet Victoria Beckham turit të tyre?

(Video) Tani është zyrtare, Spice Girls do të rikthehen por a do ti bashkohet Victoria Beckham turit të tyre?
November 05
21:53 2018

Në rrjetet sociale orët e fundit po qarkullon video-ja e cila bën zyrtar lajmin që të gjithë fansat e “Spice Girls” kanë pritur. Mel B, Mel C, Geri Horne dhe Emma Bunton do ta bëjnë grupin e vajzave sërish bashkë në 2019 dhe do të bëjnë një tur që do të zgjasë 15 ditë në Mbretërinë e Bashkuar.

Autoret e hitit “Wannabe” kanë nxjerrë datat e konceteve të tyre dhe si për ti kujtuar ndjekësve të tyre çfarë janë në gjendje të bëjnë, kanë bërë dhe një mini performancë të këngës “Spice Up Your Life”. Kështu i jepet fund spekulimeve të këtyre muajve në lidhje me bashkimin e bandës dhe konfirmohet gjithashtu edhe fakti që “Posh” nuk do ti bashkohet “Spice Girls”.

Victoria Beckham, pavarësisht insistimit të shoqeve të saj dhe pavarësisht faktit që “Friendship never ends” e ka refuzuar rikthimin në muzikë. Ajo ka publikuar një foto të ish kolegeve të saj në Instagram dhe bashkangjitur shkruan: “Sot është një ditë e veçantë për vajzat pasi ato publikojnë datat e para të turit të grupit, që nga performance jonë bashkë në vitin 2012. Nuk do ti bashkohem vajzave të mia në skenë por të qënit pjesë e Spice Girls është një  nga gjërat më të rëndësishme që më ka ndodhur në jetë dhe i uroj ato shumë dashuri dhe të bëjnë shumë qef”.

Kështu nuk do kemi mundësi ta shohim dhe njëherë 44 vjeçaren të performojë “Viva Forever” e shkak për këtë besohet se janë angazhimet e shumta që Victoria ka në biznesin e modës. Gjithsesi njejtë si pjestaret e tjera të grupit që do të performojnë në skenë, ajo do të përfitojë miliona nga ky tur. Shpresojmë gjithsesi që kur të vijë momenti që koncertet e tyre të fillojnë, të qarkullojë ndonjë video e bashkëshortes së David Beckham në audiencë duke kërcyer me këngët e grupit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje