Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Sonte nata e dytë e “Kënga Magjike”, zbulohet surpriza e Bora Zemanit

(Video) Sonte nata e dytë e “Kënga Magjike”, zbulohet surpriza e Bora Zemanit
December 06
17:12 2018

Natën e parë të e “Kënga Magjike 2018″, u mbyll mbrëmë me gjithë surprizat që rezervon ky spektakël muzikor.
Një ndër momentet e rëndësishme që shijuam në mbrëmjën e kaluar ishte edhe një performancë kërcimi e balerinës së njohur Klaudia Pepa dhe trupës së balerinëve profesioniste të “Canale 5”.
Në natën e dytë, me sa duket stafeta për një performancë kërcimi i është kaluar prezantueses tjetër të këtij festivali, Bora Zemani-t.
Ka qenë koreografi i televizionit “Klan”, Albi Nako, ai i cili ka postuar një video në profilin e tij në Instagram, duke zbuluar kështu një detaj nga mbrëmja e spektaklit të sotëm.
Në videon e publikuar nga Albi, shohim Borën e cila po bën prova kërcimi, së bashku me trupën e baletit të ”Albi Nako Dance”.

“Kënga  Magjike, Bora Zemani”- shkruan ai në mbishkrimin që shoqëron videon me disa sekuenca nga provat e “Pallatit të Kongreseve”
Mezi presim të shohim sonte moderatoren simpatike në fushën e kërcimit, megjithëse Bora e ka një farë eksperiencë të tillë, si ish-velinë e emisionit “Fiks Fare”.

/Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje