Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

(Video) Sinani performon “live”, Seldi e këshillon të shkojë në palestër…

(Video) Sinani performon “live”, Seldi e këshillon të shkojë në palestër…
July 24
12:35 2017

Mbrëmjen e djeshme, Sinan Hoxha ka pasur një prej koncerteve të tij të radhës. Deri këtu çdo gjë është në rregull, pasi dihet se sezoni i verës ka shumë fluks.

Tashmë është edhe miku e bashkëpunëtori i tij Seldi ai që e shoqëron kudo, i cili momentet e punës di si t’i kthejë në çaste shakaje e humori.

Këtë e ka treguar nëpërmjet një videoje të postuar në Insta Story. Gjatë kohës që Sinani ka qenë duke kënduar në skenë, Seldi e ka xhiruar nga pas duke përdorur një efekt  që të shton disa kilogramë në trup.

Përveçse shumë i shëndoshë, ai duket i deformuar. Seldi, duke qeshur, e ka thirrur disa herë në emër, por Sinani nuk është shqetësuar aspak e ka vazhduar të këndojë, pa e ditur se çfarë po bëhej pas tij.

Duke e shoqëruar me “emoji” të qeshurash, Seldi shkruan:

“Mos ha, bëj palestër”.

Sigurisht që ka qenë një video gazmore, por nuk jemi të sigurt se si e ka pritur Sinani këtë. /Blitz.al/

 

Share