Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Si reaguan motrat Kardashian kur skandali i tradhëtisë u bë publik?

(Video) Si reaguan motrat Kardashian kur skandali i tradhëtisë u bë publik?
June 19
18:40 2019

Keeping Up With The Kardashians është seriali që na jep çdo informacion mbi jetët e motrave Kardashian. Në fokus këtë sezon ka qenë skandali i tradhëtisë së Tristan Thompson ndaj Khloes, me mikeshën e ngushtë të familjes, Jordyn Woods.

Dhe në serinë e radhës, do të zbulohet momenti pasi skandali u bë publik. Tristan ndodhej në avion, ndërsa Jordyn nuk hapte telefonin. Motrat Kardashian duan të dinë të vërtetën.

“Shoqja ime Larsa më telefonoi që të më shpjegonte që një gazetar që ajo njeh po shkruante një artikull që Jordyn dhe Tristan ishin deri vonë në shtëpinë e tij ose deri në 7 të mëngjesit. Ata thanë që po putheshin.”- tregon Kim.

“Fola me Jordyn. Është shumë e çuditshme, ajo nuk po m’i thotë të gjitha. Ajo më tha “Ai po mundohej të më puthte. Nuk e mbaj mend nëse u puthëm apo jo.”- vazhdoi më tej Khloe.

“Çfarë?”- bërtet Kourtney.

“Ajo ishte ulur mes këmbëve të tij, blah, blah, blah. Unë thjesht i thashë “Nëse je shumë nervoze për të më thënë diçka, mund të më dërgosh mesazh. Më tha “Në rregull, do të telefonoj për 5 minuta.” Kanë kaluar 20 minuta dhe ajo s’më ka marrë.”

Kourtney pyet nëse Jordyn kishte ndonjë arsye për ta mbyllur në atë mënyrë, dhe Kylie teksa bie dakord shprehet: “Është shumë e çuditshme, kjo është hera e parë që dëgjoj që ajo ishte ulur në prehrin e tij.”

Dhe përfundimi? Kim shprehet se Jordyn është e vetmja që mund t’i japë informacion Khloes dhe ajo thjesht u zhduk. Ndërkohë Khloe do vetëm të dijë të gjithë të vërtetën.
/Blitz.al/

Komento
Shperndaje