Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Si reagon Enca kur i këndojnë këngën e saj me Noizyn?

(Video) Si reagon Enca kur i këndojnë këngën e saj me Noizyn?
June 07
15:03 2019

Enca dhe Noizy janë përfolur gjatë qoftë për bashkëpunimet e suksesshme, për miqësinë e tyre dhe më pas për krisjen e saj. Pasi marrëdhëniet u shkëputen, edhe bashkëpunimi “Bow Down” u fshi nga Youtube.

Por vetëm pak kohë më parë, Enca e riktheu sërish këngën duke thënë vetëm “E di që ju kishte munguar.”

Javës që shkoi, Enca ishte e ftuar në eventin e “Geraldina Sposa” për koleksionin e fustaneve të nusërisë. Dhe sigurisht që aty nuk mungoi dhe “Superkunji” i emisionit “Thumb” nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu.

Në promon e publikuar, Superkunji i afrohet Encës duke i kënduar një pjesë nga bashkëpunimi i saj me Noizyn: “Bow down to the King and the Queen, Kërkush sun na nali”.

Dhe si reagon Enca? Epo ajo tashmë ka një version të ri të këngës: “Bow down to myself and myself, Kërkush sun më nali.”

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme, dhe Thumb të shtunën në orën 17:00 në ABC News./Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje