Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

(Video) Shqetësuese, Angela Merkel pëson sërish të dridhura të trupit në publik!

(Video) Shqetësuese, Angela Merkel pëson sërish të dridhura të trupit në publik!
July 10
15:59 2019

Kancelarja gjermane Angela Merkel është parë të pësojë të dridhura të pakontrolluara të trupit në publik, për herë të tretë brenda muajit. Kjo ka bërë që të rritet shqetësimi mbi gjendjen e saj shëndetësore.

Ditën e sotme, teksa qëndronte krahë kryeministrit finlandez Antti Rinne, në një takim në Berlin, trupi i saj filloi të dridhej. Më pas, Merkel deklaroi se ishte mirë dhe se “po punonte mbi disa gjëra” pa dhënë shpjegime të mëtejshme.
Për herë të parë, problemi u shfaq në ceremoninë e 18 qershorit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Më pas, ai u përsërit në 27 qershor, në takimin me presidentin gjerman. Merkel tregoi se shkaku ishte dehidratimi, por të gjithë po shqetësohen se mund të ketë probleme të tjera shëndetësore. /Blitz.al/
Share