Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

(Video) Preu flokët shkurt,Emina Cunmulaj tregon arsyen emocionuese

(Video) Preu flokët shkurt,Emina Cunmulaj tregon arsyen emocionuese
May 13
17:48 2019

Ditën e sotme, Emina Cunmulaj na suprizoi të gjithëve me ndryshimin e saj: nga vajza me flokë të gjatë në tepër të shkurtër. Por ky ndryshim nuk ishte vetëm një ndjekje e trendeve të fundit, por ka një arsye emocionuese të cilën ajo e ka treguar në një postim në Instagram:

“Unë mendoj ndryshe. Nuk mendoj se jeta duhet të jetë gjithnjë për mënyrën si bota duhet të të shohë, apo se si ti mendon që bota do të të shohë. Unë mendoj se duhet të jesh si ti do ta shohësh veten. Dhe nëse ajo është me flokë të shkurtra, lëre të jetë me flokë të shkurtra. Nëse do me flokë të gjata, lëri flokët të gjatë. Unë humba mamanë rreth 5 vjet e gjysmë më parë, siç mund ta dini për shkak të kancerit. Dhe rreth 6 muajve të parë, u ndjeva fajtore sepse kisha flokë të bukura të gjata dhe shihja mamanë që shkonte në kimioterapi dhe sa e tmerrshme ishte për të të mos kishte flokë. Dhe vendosa të prisja flokët dhe t’i dhuroja për bamirësi. Pasi u bëra me 2 vajza të bukura, flokët e mi u rritën sërish shumë gjatë. Dhe thjesht ndjeva nevojën që nuk ka pse të kem çdo gjë në këtë botë, sepse i kam. Jam e bekuar me shëndet. Dhe ndonjëherë të pasurit gjithçka nuk do të thotë të ndihesh sikur ke gjithçka. Dhe kështu duke prerë flokët dhe duke ja dhënë dikujt që ka nevojë më shumë se unë, duke i dhuruar një buzëqeshje në fytyrë, kjo më bën të lumtur. Dhe prandaj i preva.”

Pra gjesti i Eminës ishte sërish një tregues i zemrës së saj të madhe, për të bërë të lumtur kudo në nevojë. /Blitz.al/

Share