Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Gjarpërinj me përmasa të frikshme alarmojnë banorët e Matit: “I sollën disa turistë!”

(Video) Gjarpërinj me përmasa të frikshme alarmojnë banorët e Matit: “I sollën disa turistë!”
June 10
16:25 2018

 

Tashmë që sezoni i verës ka mbërritur frika më e madhe është ajo e gjarpërinjve në zonat fushore dhe ato të mbuluara nga pemët apo shkurret.

Një video e mbërritur në redaksinë e Balkanëeb mund të shihet një gjarpër me përmasa aspak normale duke lëvizur në pemët përreth zonës.

Banorët shprehen se ky nuk është i vetmi rast, pasi kanë parë edhe herë të tjera krijesa të tilla në zonë.

Ata nuk dinë ta përcaktojnë se çfarë lloji është ai ekzaktësisht, por thonë se përafërsisht ishte i gjatë rreth 3,7 metra. Sipas tyre shfaqja e një gjarpri me përmasa të tilla është shumë e rrallë në këtë zonë dhe i ka frikësuar pa masë, duke qenë se afër zonës ku është shfaqur ka edhe banesa të shumta.

Të tmerruar banorët thonë se bëhet fjalë për një gjarpër jo karakteristik për zonën.

Gazetari Enver Doçi ka biseduar nga afër me banorët e këtij fshati, të cilët thonë se: “Para 3 apo 4 vitesh kanë parë në këtë zonë disa turistë me motorë që hapnin disa kuti e hidhnin diçka. Pas 5 ditësh kur kaluam për të shkuar me bagëti pamë disa gjarpërinj të vegjël. Tani kanë ardhur sërish turistë dhe janë shfaqur këto krijesa”,- thonë ata

Edhe pse askush nuk di të thotë se nga kanë ardhur këto gjarpërinj, ky duket një skenar Hollyëood-i, por me një ndryshim, jetët që mund të humbin nga këto krijesa janë të vërteta. /Blitz.al/

 

Burimi: Balkanweb

Komento
Shperndaje