Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Ghetto Geasy një tjetër bashkëpunim me Majk Gims

(Video) Ghetto Geasy një tjetër bashkëpunim me Majk Gims
June 17
12:28 2016

Të gjithë e kemi ende në kujtesë bashkëpunimin e bujshëm mes reperave Getoar Selimi dhe Majk me këngën “S’jena mo”, të publikuar vetëm 10 muaj më parë dhe ka arritur të thyejë rekorde klikimesh, duke u kthyer në një nga hitet e vitit që shkoi, e nominuar gjithashtu për kategorinë “Kënga e Vitit” në “Top Awards”.

Mesa duket, dy këngëtarët nuk kanë lejuar që të kalojë gjatë për të publikuar një tjetër bashkëpunim të suksesshëm mes tyre. Vetëm pak orë më parë, është lançuar kënga me titull “Ajo”, ku nën tinguj ritmikë të bashkuar me disa doza ‘Hip-Hop’ është realizuar një projekt vërtet i këndshëm.

Megjithatë Majk nuk na zhgënjeu sepse edhe këtë herë nuk ngurroi të na sillte pak Maitre edhe në këngën “Ajo”. Kjo sepse duke iu referuar një pjese të mirë të komentuesve nëpër rrjete sociale, por që kuptohet lehtësisht edhe me një dëgjim të të dyja këngëve,  “Ajo” ka një ngjashmëri me këngën “Bella” të Maitre Gims. Duhet thënë se për këtë fakt, autorët e këngës janë në dijeni sepse duket qartazi që ata e kanë përdorur këngën “Bella” si muzë frymëzuese për realizimin e “Ajo”.  Ndoshta ky “frymëzim” është formalizuar me lejen e Maitre Gims kur ai dhe Majk u shfaqën duke kënduar bashkë në një nga ‘club’-et e Tiranës (lexo këtu).

Nëse vërtet ekziston një ‘pakt’ i tillë midis Maitre Gims dhe Majk, është pak por e sigurtë që do të vazhdojmë të dëgjojmë këngë të bukura nga Majk Gims. Megjithatë duhet thënë se kënga do të jetë një nga hitet më të kërcyera të kësaj vere pasi që në minutat e para të publikimit ka marrë shumë klikime.

Shperndaje