Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

(Video) Djali i Will Smith pranon publikisht që është në një lidhje me reperin e njohur

(Video) Djali i Will Smith pranon publikisht që është në një lidhje me reperin e njohur
November 13
22:01 2018

Jaden Smith është djali më i vogë i aktorit Will Smith dhe njejtë si i ati ka filluar që në moshë të vogël të bëjë muzikë dhe të luajë në filma. 20 vjeçari ishte i pranishëm në koncertin ‘Camp Flog Gnaw Carnival”  të cilin e organizon nje nga bashkëpuntorët e tij më të ngushtë, reperi i njohur Tyler the Creator, e gjatë performancës ka bërë një deklaratë që po bën xhiiron e rrjeteve sociale.

“Tyler the Creator është shoku im më i ngushtë në botë dhe e dua shumë. Dhe dua t’ju them dhe diçka tjetër…Tyler nuk do ta pranojë publikisht, por ai është i dashuri im”- tha Jaden ndërkohë që reperi i cili ndodhet pranë publikut e mohonte duke qeshur.

 

View this post on Instagram

 

#JadenSmith Reveals #TylerTheCreator is his boyfriend 😯 👨‍❤️‍👨 What are y’all thoughts on this? #MyMixtapez

A post shared by MyMixtapez (@mymixtapez) on

Por ylli i “Karate Kid” nuk e la me kaq, ai më pas postoi në Twitter një status ku shkruan: “Po, Tyler, ja thashë të gjithëve, nuk mund ta mohesh tani”, ndërkohë që reperi dhe miku i tij vazhdoi ta mohojë duke ju përgjigjur: “hahaha je i cmendur”.

Ndërkohë fansat e tyre shprehen nëpër komente se ende nuk mund ta kuptojnë nëse ata po bëjnë shaka apo jo, sepse ka gjasa që kjo lidhje mund të jetë diçka e vërtetë. Tyler the Creator asnjëherë nuk e ka pranuar përkatësinë e tij seksuale por nëpërmjet këngëve dhe intervistave shpesh herë lë publikun të kuptojë që është homoseksual. Në një rrjesht të këngës “I Ain’t Got Time” ai pranon se ka puthur çuna që në vitin 2004 ndërkohë që në një intervistë në vitin 2015 ka rrëfyer se do të bëhej 100% gay për Leonardo Di Caprion.

Ndërkohë edhe Jaden nuk ka folur asnjëherë hapur për preferencat e tij seksuale, thjesht ka pranuar faktin që është i hapur ndaj për marrëdhënieve me vajza ose djem. /Blitz.al/

Share