Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Çifti i njohur i “Big Brother” drejt altarit, propozim për martesë në festën e birrës

(Video) Çifti i njohur i “Big Brother” drejt altarit, propozim për martesë në festën e birrës
August 09
11:55 2018

Ata e provuan të dy aventurën e quajtur “Big Brother”, edhe pse e krijuan mardhënien e tyre pas daljes nga shtëpia e këtij reality show.

Kur askush nuk e priste, pas thuajse 3-vitesh krah njëri-tjetrit kanë vendosur që ta çojnë marrëdhënien në një tjetër nivel hap. Po flasim për çiftin e korçarëve, Tea Zhulin dhe Kristi Beckan.

Tea e ka marrë propozimin në praninë e qindra njerëzve të cilët ishin të pranishëm në festën e birrës në qytetin e Korçës. Sipas asaj që shkruan Gazeta Express, në momëntin që ajo tha “Po”, fishekzjarre të shumtë kanë mbuluar qiellin dhe entuziazmi i të pranishëmve e ka bërë atë moment të paharrueshëm për të dy. Ata ndodheshin në skenë dhe këtë moment kaq emocinues e romantik e kanë ndjekur të gjithë të pranishmit.

Epo, urime pra, të trashëgoheni! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje