Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) 21 vjet më parë, partneri i Jennifer Lopez ëndërronte thjesht një takim me të

(Video) 21 vjet më parë, partneri i Jennifer Lopez ëndërronte thjesht një takim me të
June 05
20:17 2019

Dhe atëherë kur mendonim se Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez ishin çifti më perfekt që ekziston, Alex na rikujton dhe njëherë një video të 21 viteve më parë.

Në 1998, Alex ishte 23 vjeç dhe ju bë pyetja “Cili do ishte një takim ëndrrash për Alex Rodriguez?”

“Jennifer Lopez, me shumë shpresë mund të më sigurosh një takim me të.”- u përgjigj me shumë vetëbesim dhe i vendosur Alex, sikur ta dinte…

Videon e siguruar nga MLB Network, e ka postuar vetë ai në Instagram duke shkruar: “Thjesht e kisha një ndjenjë.”

“OMG…E dua kaq shumë këtë.”- komenton Lopez.

Dhe kështu vërtetohet dhe njëherë teoria që disa gjëra janë të shkruara, dhe takimi i 2017 mes çiftit ka qenë dëshirë e 1998. Alex i propozoi së fundmi këngëtares dhe ne na mbeten të presim dasmën e çiftit tonë të preferuar. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje