Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Victoria Beckham shpjegon pse refuzoi të bashkohej në turneun e Spice Girls

Victoria Beckham shpjegon pse refuzoi të bashkohej në turneun e Spice Girls
July 06
22:03 2019

Pak kohë më parë, vajzat e grupit Spice Girls u ribashkuan për t’i dhuruar fansave një koncert. Por turneut të tyre nuk ju bashkua Victoria Beckham. Ajo u shpreh se e kishte të pamundur të merrte pjesë, por së fundmi në një intervistë për “Vogue Germany” ka folur për këtë vendim të sajin:

“M’u desh shumë guxim që të mos shkoja në turne sërish me Spice Girls, por të isha ajo që thotë: “E di çfarë, nuk do e bëj sepse gjërat nuk janë si më herët.” Do preferoja të përqëndrohesha te familja dhe kompania ime. Jam 45 vjeç tani dhe shumë e lumtur që jam kjo që jam. Nuk po mundohem të ndryshoj, dua të jem versioni më i mirë i vetes. Përpara se të mbushja 40 vjeç, nuk kisha kaq vetëbesim. Mësova të dëgjoja instiktin.”

Më herët, Beckham ka pranuar se ndihet pak e lënë jashtë grupit dhe kjo ishte një ndër arsyet: “Jam e sigurtë që kur të jem atje dhe ato të jenë në skenë, do jetë një pjesë e imja që do ndihet e lënë jashtë grupit. Por gjithsesi, edhe pas kaq shumë kohësh, një pjesë e imja do jetë gjithnjë një Spice Girl.”

Na mbetet vetëm të presim projektin e radhës të Spice Girls, ku është bashkuar dhe Victoria: një film i animuar. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje