Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vetëm vajzat apo gratë shtatzënë mund të veshin paliçeta? Reperi shqiptar sapo i ktheu në trend

Vetëm vajzat apo gratë shtatzënë mund të veshin paliçeta? Reperi shqiptar sapo i ktheu në trend
January 20
17:05 2018

Kush e ka thënë se vetëm vajzat apo gratë shtatzënë mund të veshin paliçetat që dikur kanë qenë shumë në modë?

Epo ja që kjo ide qenka e gabuar pasi Young Zerka sapo i ktheu në trend.

Jemi mësuar që moda të rikthehet e ne të nxjerrim nga dollapi të gjitha rrobat që mendonim se nuk do na hynin më kurrë në punë. Aktualisht janë kthyer në modë paliçetat që dikur vishnin gratë shtatzëna por këtë herë jo vetëm për vajzat, por edhe për meshkuj. Pak më parë Young Zerka ka pubikuar në Instastory një foto ku një palë paliçeta xhins i ka kombinuar me një palë kambale në ngjyrë kafe.

Duhet ta pranojmë se Zerka vetë si natyrë ka shumë stil, qoftë në të kënduar qoftë në të veshur e ky kombinim i rri shumë mirë. Po ju çuna do e provonit?/Blitz.al/

Komento
Shperndaje