Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Vetëm një fjali! Jennifer Lopez kujton kohët e lidhjes me Drake në mes të koncertit

Vetëm një fjali! Jennifer Lopez kujton kohët e lidhjes me Drake në mes të koncertit
June 11
17:20 2019
Që nga fillimi i karrierës së tij muzikore, Drake ka arritur majat e klasifikimeve me këngë për vajzat të cilat i ka dashur e i ka humbur, ku tekstet variojnë nga ato emocionale në seksuale. Një prej vajzave që ka përmendur është dhe Jennifer Lopez. Ata aludohet se ishin në një lidhje bashkë në 2016 (ku mos të harrojmë foton kaq të bukur që publikuan bashkë).

Tashmë 3 vjet më vonë, dhe e fejuar me Alex Rodriguez, Jennifer Lopez nuk ngurron të kujtojë kohët me Drake… në mes të koncertit.

Çfarë ndodhi? Hiti i vitit 2015, “Hotline Bling” u vu në sfond gjatë pushimit të kërcimit në koncertin e J.Lo në Los Angeles. Pas pjesës që Drake thotë “You used to call me on your cell phone”, Lopez ndaloi dhe me shaka thjesht tha: “Ëhë- booty call.” (Për ju që ende nuk keni marrë një booty call, apo e keni marrë por se dini që quhet kështu, bëhet fjalë për një telefonatë që të fton për të bërë seks.)

Dhe në fakt, në këngën “Free Smoke”, Drake thotë: “I drunk text J.Lo…”. (Kur jam i pirë, marr në telefon J.Lo)

Ose në “Diplomatic Immunity” ai bëhet pak më emocional dhe thotë “2017, I lost a J.Lo” (Në 2017, humba një J.Lo).

/Blitz.al/

Share