Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vesa Luma, probleme me shëndetin. I ndalohet aktiviteti fizik: Është dhembje e madhe!

Vesa Luma, probleme me shëndetin. I ndalohet aktiviteti fizik: Është dhembje e madhe!
September 17
10:53 2017

Vesa Luma është një nga personazhet më aktive në rrjete sociale, që ndan me ndjekësit e saj momente nga përditshmëria, kryesisht prapësitë por edhe talentet e djalit të saj Lian.

Megjithatë, jo gjithnjë ka lajme të mira prej saj. Mbrëmjen e djeshme këngëtarja ka treguar nëpërmjet një postimi se po përballet me probleme shëndetësore dhe për disa muaj do t’i duhet të rrijë larg aktivitetit fizik. Në postimin e saj, Vesa tregon se ka probleme me gjurin ku i është mbledhur një masë uji.

Dhembjet fizike janë të mëdha në raste të tilla dhe duket se mjeku i ka rekomanduar Vesës që të mos bëjë më ushtrime fizike dhe të qëndrojë sa më shumë shtrirë.

“Stop aktivitetit fizik për disa muaj. Gjuri me ujë. Mbi të gjitha është një dhembje e madhe”,- shkruan Vesa në Instastory. Ne i urojmë shërim të shpejtë këngëtares!/Blitz.al/

Shperndaje